-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: “Bananet” e drogës po përmbytin Shqipërinë

Kryesoret

Për Ilir Metën, Edi Rama nuk i mbajti premtimet në 10 vite qeverisje dhe për këtë arsye duhet të largohet me cdo kusht. Ai tha se premtoi 300 mijë vende të reja pune, por largoi mbi 700 mijë shqiptarë.

LIVE-Meta: Ramën do ta çojmë në qeli me firmën e tij

“Drejtësia e Rilindjes dënon me burg qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, por nuk vepron ndaj drejtorëve të saj që vjedhin miliarda duke e shitur shumë herë më lirë dhe duke e importuar shumë herë më shtrenjtë.

Drejtësia e Rilindjes arreston 82-vjeçaren në fshatin e Vlorës për një kotec pa leje, por garanton amnisti për katet dhe pallatet pa leje në mes të Tiranës.

Legalizimin falas që premtoi para se të vinte në pushtet, e beri vetëm për më të pasurit dhe më të fortit.

Për më të dobtit zgjodhi ruspat për tu shembur shtëpitë dhe nuk ua kurseu as gazin helmues nënave me foshnjë për ti nxjerrë dhunshëm në rrugë të madhe.

“Rilindja” premtoi luftë kundër drogës, por sot “bananet” e drogës po përmbytin Shqipërinë dhe Europën.

Rilindja premtoi luftë ndaj pastrimit të parave dhe e futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave dhe  kërkon të bëjë “amnistinë fiskale” për të pastruar lekët e saj.

Premtoi të pastronte qytetet, por u zhyt në babëzinë e aferës së inceneratorëve, që gllabëroi qindra milionë euro.

Premtoi të “rilindte” trashëgiminë kulturore, por shembi në mes të natës dhe të pandemisë Teatrin Kombëtar, dhe po i rrëmben dhe shkatërron të gjitha pasuritë e çmuara të trashëgimisë kulturore.

Edi Rama premtoi se do të jetë kampion i fjalës së lirë, por sot është armiku më i madh i fjalës së lirë dhe medias së pavarur në Europë” tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit