Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se Edi Ramën do ta çojnë përpara drejtësisë me firmat e tij për skandalet e qeverisë.
Ai numëroi aferat e qeverisë dhe kërkoi nga qytetarët që të mos ndalen deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.
“Sot tradhtari (Rama) këtë miting e ndjek nga çarteri i paligjshëm dhe shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë.
Jeni ju, që keni të drejtë t’i kërkoni llogari deri në një qeverisë për gjithçka, sepse jeni ju që e mbani qeverinë dhe shtetin me taksat që paguani.
Jeni ju që keni të drejtën të largoni Qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin, vjedhin dhe shesin atdheun siç bëjnë Rama dhe Rilindja.
“Rilindja” që ka vetëm një axhendë:
“Vidh – Shpopullo – Shkombëtarizo”. Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet.
Premtoi qeverisje me duar të pastra dhe transparente dhe sot jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për rryshfet.
Shtëpia e tyre e parë nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, nën emrin e tyre dhe të miqve të tyre.
Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë” tha ai.