Pas Sali Berishës, edhe Ilir Meta ka dalë nga selia dhe është drejtuar për në sheshin përpara Kryeministrisë.
“Në kurriz të punonjësve, të administratës, që kanë shtuar taksat e reja, kanë vënë taksa luksi për biznesin që të paguajë bizneset e tjera. E shihi se sa demokratike është kjo atmosferë.
Mesazhi ishte i qartë askush nga qeveria nuk duhet të guxojë të provokojë qytetarët. S’ka asnjë mundësi zoti Rama, se ka qindra udhëtime me charter”, tha Meta teksa i bashkohet protestes.
Sheshi është mbushur me qindra demokratë. Përveç fjalimeve dhe pankartave, nuk dihet se cili do të jetë skenari i protestës së sotme.