Po afron ora e protestës përpara Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka marrë masat për të parandaluar incidentet. Pas kryeministrisë janë vendosur disa furgonë dhe një autobot uji si dhe efektivë të shumtë me skafandra e mbrojtëse.
Pasditen e sotme në orën 16:00 zhvillohet protesta e thirrur nga opozita. Tubimi do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Slogani i protestës do të jetë “Shqipëria në rrezik, t’i dalim Zot bashkë”.