Protesta e sotme e PD-së nuk do të ketë vetëm fjalime, por edhe mesazhe simbolike.
Protestuesit do të vendosin në hyrje të Kryeministrisë një gomone me flamuri shqiptar përkrahë atij të Mbretërisë së Bashkuar duke ironizuar kështu largimin e shqiptarëve drejt gadishullit britanik dhe bujës së madhe mediatike të kohëve të fundit.
Për eksodin, opozita fajëson qeverinë. Policia e Shtetit ka marrë masat për të parandaluar incidentet. Pas kryeministrisë janë vendosur disa furgonë dhe një autobot uji si dhe efektivë të shumtë me skafandra e mbrojtëse.