-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Hapen 4.5 nga 6 kilometrat e projektit’ / Rama nxjerr FOTOT e tunelit të Llogarasë!

Kryesoret

Janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit të Tunelit të Llogarasë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka postuar disa foto nga ky projekt që synon të afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Rama shkruan mes të tjerash se ky projekt do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit.

“Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmi”, shkruan Rama.

Punimet kanë nisur në fund të Nëntorit të vitit të kaluar dhe pritet të përfundoj ndërtimi në vitin 2024. Ky investim kushton afro 140 milionë euro.

Kjo vepër konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta. Ky tunel pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit