-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri britanik i ashpër me emigrantët: Nuk kemi më hotele për ju, jemi bujarë por jo naivë

Kryesoret

Mes debateve të shumta në lidhje emigrimin drejt Britanisë së madhe, deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka qenë radha e ministrit britanik të emigracionit për të reaguar.

Janrick është shprehur se akomodimi i emigrantëve në hotele me 5 yje duhet të marrë fund pasi sipas tij Britania është bujare por jo naive dhe se nuk duhet abuzuar me bujarinë që ata ofrojnë.

“Hotel Britania duhet të përfundojë dhe të zëvendësohet me akomodim të thjeshtë funksional që nuk krijon një faktor shtesë tërheqës” tha ai.

Reagimet e tij vijnë në një kohë që numri i emigrantëve të paligshëm që kanë  mbërritur në Britani ka kaluar 40 mijë dhe numri sa vjen e rritet duke shënuar kështu dhe një shifer rekord deri në fund të këtij muaji. Ai tha se skema e prezatuar nga Braverman duhet rishikuar.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit