Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme. Kësaj radhe në Berat në rrugën urbane “Antipatrea” pranë vendit të quajtur “Ish bashkia e Vjetër.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një 58çvjeçar i cili fatmirësisht ndodhte jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin e policisë thuhet se 31-vjeçari R.Ç duke drejtuar automjetin tip ‘Rnault’ ka përplasur 58-vjeçarin F.B.
I riu është shoqëruar për në Komisariat.
Berat/Informacion paraprak
Në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ish Bashkia e vjetër”, shtetasi R.Ç., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin furgon tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.