-sidi education-spot_img
21.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio: Trump është zotuar të përfundojë luftën në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së Donald Trump është zotuar të përfundojë luftën në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi të premten (27 mars) Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio nga Franca, ku po zhvillohet samiti i ministrave të Jashtëm të G7.

Gjatë takimit të sotëm në G7, theksova se Presidenti Trump është i angazhuar për të arritur një armëpushim dhe për të negociuar një zgjidhje për luftën Rusi–Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Rubio.

Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave, mbetet ende e paqartë se sa afër është një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë.

Presidenti amerikan ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se beson që një marrëveshje paqeje është pranë, por së fundmi ka pranuar se e ka bërë këtë pohim disa herë.

Ndërkohë, fundjavën e kaluar, një delegacion nga Kievi ndodhej në Florida, ku zhvilloi bisedime me ekipin e Trumpit, i cili aktualisht është i përfshirë edhe në diskutime që lidhen me situatën dhe luftën në Iran.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit