Një 50-vjeçar është gjendur pa shenja jete në banesën e tij në Kukës. Shtetasi Albert Krasniqi kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmit e tij, gjë e cila i ka bërë ata të lajmërojnë policinë.
Policia bashkë me forcat zjarrfikëse kanë hapur me forcë derën dhe kanë vënë re se 50 vjeçari kishte vrarë veten. Në vendngjarje u gjend një thikë me të cilën autori dyshohet të ketë prerë damarët pasi vuante nga depresioni.
‘Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’, njofton Policia për ngjarjen.