-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD çon “Butrintin” në Gjykatën Kushtetuese

Kryesoret

Sot deputetja Ina Zhupa depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër koncensionit të Butrintit e cila është firmosur nga 36 deputetë.

Zhupa thotë se padia e ngritur prej tyre është e bazuar në ligje dhe janë të renditura një serë shkeljesh lidhur me këtë koncension.

Jemi përpara Gjykatës Kushtetuese. Do të depozitojmë padi kundër koncensionit të Butrintit. Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të ligjit se krijojnë dëme të pariparueshme. Kjo padi duhet dorëzuar nga të paktën 28 deputet të kuvendit të Shqipërisë.

Çështja është me shumë rëndësi, ne kemi ardhur me 36 firma ku 1 është deputeti Dashamir Shehi, 3 të PL dhe të tjerat të PD.

Lidhet me vjedhjen e pasurisë së përbashkët publike, është një padi e përgatitur nga katër avokatë. Është një padi që do të fitojë Butrinti, do të fitojnë Shqiptarët” tha ajo.

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, para disa muajsh kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit