-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria jep një tjetër rrugë me koncesion dhe garanton trafikun: 2 euro kalimi

Kryesoret

Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur fituesin e koncesionit të projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimit të segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier. Rruga do të ketë gjatësi 46 kilometra.

Segmenti fillon pranë zonës së Luzit të vogël (Lekaj) me mbarimin e aksit Kashar – Lekaj dhe përfundon në fillimin e Bypassit të Fierit (pranë zonës së Mbrostarit). Gara u hap në verë dhe sot fitues u shpall bashkimi i tetë kompanive në një të vetme.

Rruga do të jetë me pagesë. Vlera që ka dhënë fituesi është e afërt me atë që tha qeveria. Ministria kishte llogaritur që vlera e përafërt të ishte 317 milionë euro, kompania është shpallur fituese me një vlerë 320 milionë euro pa TVSH.

Një automjet për të përshkruar rrugën duhet të paguajë rreth 2 euro. Ndërkohë që në varësi të kategorisë së automjetit tarifimi do të jetë i ndryshëm sikurse është praktika ndërkombëtare. Rruga jo vetëm që do të jetë me pagesë, por shteti do garantojë trafikun e munguar.

Kjo do të thotë që nëse ai nuk arrin parashikimin e dakordësuar në planin e biznesit atëherë shteti do të kompensojë diferencat. Shuma totale për garancinë nuk mund të tejkalojë vlerën 32.517.722 Euro.

Skema nis nga viti 2025 dhe mbyllet në vitin 2041 ku shteti vit pas viti nëse nuk arrihet plani të ardhurave sipas skenarit bazë vijon mbështetjen maksimalisht deri në 2.77 milionë euro deri në vitin e 17 të operimit.

Ky aks është pjesë përbërëse e autostradës Milot-Fier. Për dy lotet e tjera Milot-Thumanë dhe ai Kashar-Lekaj nuk ka ende një kompani fituese.

Ndërkohë kjo rrugë lidhet me atë të Thumanë Kashar, për të cilën qeveria ka vendosur t’i lejojë koncesionarit krijimin e të ardhurave prej 1.3 miliardë euro pa TVSH për 35 vite me vendosjen e një trau, ku makinat do paguajnë minimalisht 2.1 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit