Kryeministri Edi Rama ka arritur në Shkup ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu maqedonas Dimitar Kovaçevski. Sot në kryeqytetin e Maqedonisë do të zhvillohet marrëveshja e përbashkët mes dy qeverive, ku do të firmosen 7 marrëveshje.
Marrëveshjet që do të nënshkruhen
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë
-
Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë/Kjafasan.
-
Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.
-
Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital
-
Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
6. Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndërsjellët për lehtësim të aktiviteteve të operatorëve turistik
- Memorandum bashkëpunim për shkëmbimet tregtare