Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj kanë mbajtur një konferencë për investimet në bono thesari.
Rama lajmëroi qytetaret se është një moment shumë i mirë të investuar në tituj qeveritarë
Janë me risk zero dhe prandaj Banka e Shqipërisë ka riahpur sportelet që të lehtësojë aksesin.
Një hap pozitiv në funksion të kontateve të qytetarëve me institucionin e BSH por edhe një shenjë që banka i jep të gjithë atyre që dëshirojnë dhe mund ta konsiderojnë investimin me bonot e thesarit dhe obligacione. Ky është subjekti i kësaj konferencë të përbashkët me ministren.
Ndërsa Ministria theksoi se individët kanë disa mundësi investimi në disa tituj që kanë risk zero. qytetarët të jenë të informuar se çfarë procedurash duhet të ndjekin.
Gjithashtu ministria lajmëroi se do të zhvillojnë një fushatë ndërgjegjësuare për popullsinë në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar.