Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj nuk i pranuan aludimet për abuzim në vendosjen e çmimeve të karburanteve. Ministrja sqaroi si bëhet llogaritja duke kujtuar edhe kursin e këmbimit.
“Unë ju sfidoj ju dhe këdo tjetër, atë që kanë thënë mediat. Ju supozoni që bordi i merr vendimet jo në bazë të ecurisë së bursës, por interesave, që janë inekzistente. Ne kemi ulur marzhet e tregtimit dhe efektet janë të matshme.
Një element i rëndësishëm që kalkulohet cdo ditë është edhe kursi i këmbimit. Bordi funksionon në bazë të një ligji dhe aludimi që bëhet nuk është i saktë dhe jo korrekt” tha ai.
Këtu ndërhyri edhe Edi Rama. “Për bordin meqë është temë e rëndësishme, është gjëja më e thjeshtë. Doni të bëni një informim është një gjë, doni të bëni një helmim është një tjetër gjë.
Nëse doni informim, shkoni në mbledhjen e bordit, bujrum, me laps dhe letër në dorë. Mos i bëni hesapet pa hanxhinë. Dakord, nxirret inati me qeverinë, po pastaj? Po interesi i medias” tha ai.