-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli bën përpjekjet për të ulur tensionet në veri, 21 nëntori datë kyçe për Kosovën dhe Serbinë

Kryesoret

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, priti të martën në Bruksel, kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në kuadër të përpjekjeve të reja për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, të cilën zyrtarë evropianë e cilësuan si më të rrezikshmen që nga viti 2013.

Tensionet në zonë u shtuan pasi qeveria e Kosovës filloi me 1 nëntor zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit.

Punonjësit serbë u tërhoqën nga të gjitha institucionet vendase me 4 nëntor. Sipas vendimit të qeverisë nga 21 nëntori fillon periudha e gjobitjes së atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave.

“Nuk mund të arrijmë këtë datë pa një marrëveshje, ose do të jemi në prag të situatës së rrezikshme. E dini se tërheqja e serbëve nga institucionet në veri nga policia, gjyqësori, nga kryetarët e komunave ka krijuar një boshllëk dhe në këtë situatë më e keqja mund të ndodhë, pra të dyja palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet”, tha shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimi Evropian, Josep Borrell.

Diplomatët perëndimorë ngulin këmbë që Kosova të shtyjë afatin për konvertimin e targave të makinave dhe të fillojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa punonjësit serbë të kthehen në institucionet që i braktisën më 4 nëntor dhe të krijojnë hapësirë për diskutimin e një propozimi evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane për një marrëveshje mes palëve./VOA/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit