-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ “Benz”-i, “BMW”-ja dhe dy të fortët e Niklës, çfarë po “luhet” në polici?

Kryesoret

Dy emra të dyshuar për një sërë krimesh kanë rënë në rrjetën e forcave Shqiponja këtë të martë.

Bëhet fjalë për nipin dhe djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës. Rexhep dhe Ramazan Rraja, nga Nikla e e Fushë-Krujës kanë rënë në prangat e policisë ende për shkaqe të pa bëra zyrtare nga policia.

Ata u kapën teksa po udhëtonin me mjete të blinduar në zonën e Qafë-Kasharit. Policia u ka sekuestruar dy makinat BMW dhe Mecedes Benz, dhe dyshohet se brenda tyre kishte armë. Në makinë Benz po udhëtonte nipi i Rrajës, Ramazani dhe në atë BMW dyshohet se ishte i biri Rexhepi.

Pak më herët, babai i Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja është shprehur se makina i përkiste atij dhe se kishte dokumentacion të rregullt dhe se kjo nuk ishte një ishte një arsye për ndalim. Ata dyshohet se ishin nisur në drejtim të Rinasit dhe në makinën e tij pretendohet të ketë qenë dhe një kushëriri tjetër.

Si Rexhep dhe Ramazan Rraja janë dy emra të skeduar më herët për krime. Rexhepi është proceduar për dhunimin e ish të dashurës së tij, Xhisiela Malokut, si dhe as kohe atij iu publikuan foto me armë.

Maloku në denoncimin e saj theksoi se ai e kishte dhunuar dhe kërcënuar si dhe e kishte djegur me cigare.

Nga na tjetër jo pak krime rëndojnë mbi Ramazan Rrajën, ai është i skeduar nga shtetit belg për trafikimi kokaine. Rraja, një vit më parë së bashku me dy shokët e tij hynë në një bar kafe në Lezhë të armatosur dhe të maskuar duke kërcënuar një grup të rinjsh. Por ajo që është më e bujshme, ai është në listën e të dyshuarve nga policia për masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmirë Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit