-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e hodhi vajzën nga ballkoni? Dëshmitari kyç dhe misteri i bosit të kazinosë në Tiranë

Kryesoret

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj vajzës nga Kenia në muajin gusht në Tiranë. Vajza 22-vjeçe, Joy vijon që të jetë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës.

Ngjarja ndodhi në 12 gusht, por kush janë autorët? Pas publikimit të skandalit në media, policia është vendosur në lëvizje duke marrë në pyetje rrethin shoqëruar të vajzës nga Kenia.

Paraprakisht nga dëshmitë e para mësohet se në dhomën e hotelit atë natë kanë qenë pesë persona, dy vajza dhe tre djem. E huaj nuk ishte vetëm Joy, por edhe shoqja e saj nga Kenia, e cila rezulton që të jetë personi që di të vërtetën.

Dëshmia e saj ende nuk është zbardhur për median. Vajza është hedhur nga ballkoni i katit të dytë. Ka qëndruar më shumë se tre orë jashtë në tokë më pas është transportuar në spital.

Mjekët bëjnë me dije se vajza ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru. 22-vjeçarja punonte në një nga kaziontë e kryeqytetit, por a ka lidhje ngjarja me punën dhe kush është pronari?

Policia është treguar mjaft hermetike dhe prej muajit gusht deri një javë më parë e fshehu ngjarjen.

Kush tentoi ta vrasë Joy-n? Policia i “qepet” shoferit! Vajza i refuzoi dashurinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit