Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punimeve për këtë sesion parlamentar që mbyllet në 23 Dhjetor. Pika që ka më shumë interes lidhet me portin e Durrësit.
Marrëveshja që nisi sot shqyrtimin në komisione u vendos që të diskutohet në Kuvend në datë 24 nëntor për 6 orë debat. Në fund, socialistët sipas të gjitha gjasave do ta miratojë, pavarësisht kundërshtimit të fortë të opozitës.
“Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor – 23 dhjetor 2022.
Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.
Mbledhja vendosi që zhvillimi i mocionit me debat për integrimin evropian, i programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor, të zgjasë 4 orë.
Mbledhja vendosi që debati për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, i programuar për seancën plenare të datës 24 nëntor, të zgjasë 6 orë” thuhet në njoftimin e Kuvendit.