Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës është ndaluar nga policia në zonën e Qafë Kasharit.
Ai është një emër i skeduar më herët nga policia për dy ngjarje atë të trafikut të drogës në 2020, ku u dënua nga autoritet belge si dhe në 2021 ai hyri brenda një lokali në Lezhë i maskuar dhe me armë si dhe kërcënoi të rinj që ndodheshin brenda tij.
Por jo vetëm kaq, nipi i deputetit është i dyshuari kryesor për atë që njihet si masakra e Fushë-Krujës, ku mbet të vrarë Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Ai është thirrur dhe nga policia për këtë ngjarje, por deklaroi se ndodhej jashtë shtetit dhe e ka mohuar të ketë pasur gisht.
Masakra e Fushë-Krujës, prokuroria shpall në kërkim nipin e deputetit të PS-së