-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Porti i Durrësit në offshore? Qeveria e mbron: Këto kompani nuk janë të sanksionuara

Kryesoret

Më shumë se asnjëherë më parë, komisioni i Ekonomisë sot ka qenë i përshirë nga debati dhe fyerjet për portin e Durrësit. Opozita akuzon se pas projektit fshihet vetë Edi Rama.

Kompania ndërkombëtare “Emmar”, sipas opozitës nuk ka ardhur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Shqipëri, por nëpërmjet një kompanie të regjistruar në Ishujt Kajman dhe këtu fillon afera, sipas tyre.

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj kërkoi emrat që fshihen në offshore për të parë nëse janë të sanksionuar. “Me cfarë dokumentacioni na garanton që firma nuk është e sanksionuar?” pyeti ai.

Elira Kokona, Zv Sekretare e Përgjithshme në Kryeministri tha se kompanitë offshore nuk janë të sanksionuara. Sipas saj, dorëzani nuk është pronar përfitues fundor i një marrëdhënie biznesi mes palëve.

Pronari përfitues janë Muhammed El Alabba dhe familja e tij, sa i përket dorëzanësve, jemi duke folur për subjekte që kur krijojnë marrëdhëniet e tyre komerciale i realizojnë nëpërmjet shoqërive, se ku i bëjnë, se nuk i etiketojmë dot kompani offshore ose jo, entitetet janë të përcaktuara që nuk do jenë përfitues apo të angazhuar në transaksione me shtetin shqiptar.

Rama mbron portin e Durrësit: Berisha dhe Meta janë tërbuar nga investimi

NISHMI” është garant, dhe garanton që të gjitha entitetet që ata e përbëjnë janë të paangazhuar në sanksione apo transaksione që ka masa shtrënguese nga ndërkombëtarët ose këtu. Të gjitha subjekte që janë përfituesit fundor janë persona fizik dhe qytetarët të Emirateve të Bashkuara.

Sherr për portin e Durrësit, Braçe i bie tavolinës: Ik ore p*rdhu (VIDEO-Debati)

Pronë shtet, koordinatat janë të përcaktuara në VKM, sasia e përcaktuar në kontratë dhe është 80 ha. Sheshi i projektit, nënkupton situatën e treguar në hartë, sipërfaqe bruto 800 mijë m katror. Toka që vihet në dispozicion, kemi të bëjmë me det, me vijë bregdetare dhe tokë” tha Elira Kokona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit