-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë, Shehu: Vuçiç, presion Ramës

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu akuzoi sot se kryesia e Kuvendit po përpiqet të shkelë parimet e parlamentarizmit me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç lidhur me rezolutën për gjenocidin në Kosovë.

“Ne kundershtim te plote me rregulloren vazhdon te mos futet ne rend te dites kerkesa e nje grupi deputetesh te PD per Mocion me debat te finalizuar me Rezolute per Genocidin serb ne Kosove.

Kjo kerkese ne baze regullores duhet te diskutohej ne konferencen e kryetareve jo me larg se tre dite nga dorezimi.

Eshte dorezuar perseri me 1shtator, mbasi u bllokua sesionin e meparshem.

Me gjithe insistimin tone, premtimet e Kryetares se Kuvendit per korregjimin e kesaj shkelje te rende, asgje nuk ka ndodhur.

Vazhdon arbitrariteti, duke krijuar ne Kuvendin tone nje situate te pa precedente ne 30 vitet e demokracise.

Pa asnje dyshim ne themel te kesaj shkelje te rende qendrojne lidhjet Rama-Vuicic, frika per te vene gishtin mbi te vertetat e asaj periudhe tragjike, krimesh millosheviciane.

Qendron mungesa e vullnetit te kesaj maxhorance per te kerkuar se paku ate, qe eshte ne themel te stabilitetit e garancise se mos perseritjes te atyre aventurave, pranimin e pergjegjesive nga Serbia e kerkimin falje prej saj.

Fatkeqesisht kjo maxjorance edhe kete veprim demokratik perpiqet ta pengoje, duke shkelur te gjitha rregullat e parimet e parlamentarizmit.

Presioni i Vucicit, qe te tilla debate mos te ndodhin ne parlamentet e vendeve “mike”, sic duket eshte nje “tabu” e pa kalueshme per kete maxhorance, edhe me cmim neperkembjen e te drejtes universale e interesave kombetare e Rajonit per paqe e stabilitet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit