Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurive të Roland (Taulant) Domit, i dënuar në Itali për veprat penale të “Organizatës kriminale”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”) dhe personave të lidhur me të. Pasuria, tokë, apartamente, biznes dhe makina janë konfiskuar pasi sipas SPAK-ut janë vendosur me aktivitet kriminal.
Pasuria e konfiskuar
1.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m², Xhafzotaj Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
2.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234 m², nga e cila 234 m², Truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m² ndërtesë, Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
3.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi me sipërfaqe totale 34.32 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
4.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 20.26 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
5.Pasuria e paluajtshme njësi me sipërfaqe totale 26.36 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
6.Pasuria e paluajtshme ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
7.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 2,026 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
8.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 888 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
9.Pasuri e paluajtshme apartament, me sipërfaqe prej 34 m2, me kuotë pjesëmarrje 3.6%, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetases N. Domi;
10.Automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases D. Domi;
- Automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, në pronësi të shtetases D. Domi.