Dj PM i ka propozuar për martesë blogeres Sarah Berisha. Këtë e ka konfirmuar vetë Sarah, e cila ka postuar një foto në Instastory ku ka treguar dhe unazën e vendosur në gishtin e majtë.
“Ajo tha po”, shkruan Sarah.
Çifti është një nga më simpatikët në showbiz. Ata u njohën në shtëpinë e BBV ku të dy ishin konkurrentë janë fotografuar shpeshherë krah njëri tjetrin. Ata kanë ndarë lidhjen e tyre mes Tiranës dhe Prishtinës por mesa duket tashmë çifti do të jetojnë bashkë.