Prokuroria e Posaçme, SPAK ka arrestuar 5 persona lidhur me dosjen e inceneratorëve nga 11 që janë shpallur në kërkim.
SPAK ka arrestuar biznesmenin Arben Dervishaj, zëvendëskryetari i Shoqatës së Ndërtuesve. Ai është arrestuar për dosjen e inceneratorëve.
Por për çfarë është arrestuar biznesmeni?
Firma e Arben Dervishajt ka qenë supervizore e punimeve në inceneratorin e Fierit. Në dosje theksohet se mbi bazën e konfirmimeve që ka bërë kompania e Dervishajt, janë bërë pagesat për inceneratorin e Fierit.
Firma e tij ka konfirmuar se janë kryer punimet duke u hapur rrugën kalimit të parave, por nga kontrolli në terren rezultoi e kundërta. Për situacionet fiktive që ka deklaruar ai është arrestuar.
Mes personave në kërkim është edhe Mirel Mërtiti. Pesë nga të kërkuarit dyshohet se ndodhen jashtë territorit shqiptar.