-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debate për Portin e Durrësit, kryetari i komisionit-Boçit: Të nxjerr jashtë

Kryesoret

Ka pasur debate në mbledhjen e sotme në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese. Deputeti Luçiano Boçi ka kërkuar fjalën pas Ballukut, për të folur për projektin e Durrësit, por është kundërshtuar nga kryetari komisionit Arben Pëllumbi.

LIVE-Debati për portin! Balluku bën rolin e viktimës: PD dhunoi psikologjikisht teknikët

Pëllumbi e ka kërcënuar Boçin se do ta nxjerrë jashtë, ndërsa ky i fundit i ka thënë ta provojë një herë.

DEBATI

Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.
Ndërhyn Agron Duka…

Arben Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll

Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.

-Boçi kërkon fjalën për procedurë

Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.

LIVE-Afera e portit! Alibeaj “gozhdon” Ballukun: Si e zgjodhët Alabarin?

Boçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra

Arben Pëllumbi: Po na lër tani.

Boçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?

Arben Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…

Boçi: Pa provoje njëherë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit