11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë SPAK-u i shpalli sot në kërkim për inceneratorin e Fierit. Mes tyre është edhe Regan Merdani.
Regan Merdani pak ditë më parë u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për krijim të skemave të mashtrimit.
Ai ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.
“5pyetjet.al” publikoi emrat e personave që janë shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e inceneratorëve.
Mes tyre janë tre emra të njohur, biznesmeni Arben Dervishaj, i arrestuar dhe Ariola Kodra administratore e Inceneratorit te Tiranës, por edhe i Fierit, Loran Dusha në kërkim.
SPAK ka kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente të ndryshme, por disa prej tyre nuk janë gjetur dhe dyshohet se ndodhen jashtë vendit.
Emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhërarreste:
1-Arber Denizi
2-Juri Ymeraj
3-Silvester Dreza
4-Gentian Zifla (i arrestuar)
5-Arjola Kodra
6-Enver Sheshi (i arrestuar)
7-Robert Shabani (i arrestuar)
8-Regan Merdani (i arrestuar)
9-Luran Dusha
10-Arben Dervishaj (i arrestuar)
11-Giuseppe Ciaffaglione