Shtatë persona, përfshirë dy gra, u ekzekutuan sot në Kuvajt për një sërë vrasjesh. Këto janë ekzekutimet e para të kryera në vend që nga viti 2017, pavarësisht thirrjeve të grupeve të të drejtave të njeriut për mëshirë.
Autoritetet e Kuvajtit thanë në një deklaratë se ekzekutimet u kryen “me varje” pasi u miratuan nga emiri i vendit.
Ata specifikuan se të ekzekutuarit ishin dy gra (një shtetase kuvajtiane dhe një shtetase etiopiane) dhe pesë burra (tre kuvajtianë, një sirian dhe një pakistanez).
Këto janë ekzekutimet e para në Kuvajt që nga viti 2017 , kur autoritetet varën shtatë persona, duke përfshirë një anëtar të familjes mbretërore dhe një grua që ndezi zjarrin gjatë një ceremonie martese që vrau dhjetëra.
Kuvajti ka ekzekutuar dhjetëra njerëz që kur miratoi dënimin me vdekje në mesin e viteve 1960. Shumica e të ekzekutuarve janë dënuar për vrasje ose trafik droge.
Gjykatat e Kuvajtit kanë njoftuar më parë vendosjen e dënimit me vdekje ndaj anëtarëve të familjes al-Shabbah që ka sunduar vendin për dy shekuj e gjysmë.
Dënimi me vdekje është i përhapur në rajonin e Gjirit, veçanërisht në Iran dhe në Arabinë Saudite.