-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NASA nis sondën e re drejt Hënës

Kryesoret

Sonda e re e NASA-s Artemis, nisi fluturimin debutues për në Hënë, të mërkurën herët, me tre manekinë në bord, duke i sjellë Shtetet e Bashkuara një hap më afër rikthimit të astronautëve në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga përfundimi i programit Apollo, 50 vjet më parë.

Sonda e gjeneratës së ardhshme të NASA-s u nis herët në mëngjes për një udhëtim pa ekuipazh rreth hënës, gjysmë shekulli pas misionit të fundit hënor Apollo.

“Këtë mëngjes, në orën 1:47 sipas kohës lokale, raketa e Sistemit të Nisjes Hapësinore të NASA-s dhe anija kozmike Orion u ngritën nga platforma historike e nisjes 39B nga Qendra e Fluturimeve Kenedi”, tha sekretarja e Shtypit të NASA-s, Jackie McGuinness.

Fluturimi i misionit Artemis, synon kthimin e astronautëve në Hënë këtë dekadë dhe krijimin e një baze të qëndrueshme atje si një gur themeli për eksplorimin e ardhshëm njerëzor të Marsit.

Sistemi i lëshimit në hapësirë (SLS) është raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë nga NASA.

Administratori i NASA-s Bill Nelson e pa nisjen me një grup astronautësh.

“Është një fluturim provë. U desh shumë kohë për të mbërritur këtu. Herën e fundit që ishim në hënë, ishte me Apollo 17 dhe ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë”, tha ai./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit