Pak orë përpara ndeshjes miqësore që do të zhvillohet sonte në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij trajnerin e Kombëtares së Italisë, Roberto Mancinin.
Vetë Rama ka publikuar foton me teknikun e “axurrëve” në rrjetin e tij social facebook.
Stadiumi pritet që të jetë i mbushur plot, kjo pasi shumë tifozë shqiptar kanë një simpati të madhe për Kombëtaren e Italisë ku luajnë shumë emrat të mëdhenj të futbollit botëror.
Por pak orë para ndeshjes, FSHF u godit nga një skandal, pasi u arrestua zv/ presidenti, Arben Dervishaj i përfshirë në skemën e skandalit të inceneratorëve.