Brenda pak minutave, Edi Rama paraditen e sotme ka reaguar dy herë për debatin e portit të Durrësit. Këtë herë në shënjestër janë mediat që i japin hapësirë debatit dhe akuzave të opozitës që e cilësojnë aferë të pastër kriminale projektin e ri.
“Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912” shkruan Rama.
Rama mbron portin dhe tenton të përplasë qytetarët e Durrësit me opozitën: Jeni plehra