“Ne nuk kemi asnjë indikacion se ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm”, -tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
“Por më lejoni të jem i qartë: ky nuk ishte faji i Ukrainës, Rusia mban përgjegjësinë për vazhdimin e luftës kundër Kievit zyrtar”, theksoi Stoltenberg.
Ai shton se ka rritur ndjeshëm praninë e saj ushtarake në lindje që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
“Ne vazhdimisht po vlerësojmë se çfarë duhet të bëjmë më shumë,” thotë ai.