Porti i Durrësit po i nënshtrohet sërish kontrolleve të imtësishme për drogë.
Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 kontejnerë të importuar në portin e Durrësit.
Nga informacionet paraprake mësohet se po kontrollohen ngarkesat në kontejner të cilët janë ngarkuar me banane te kompanisë Bana King.
Kujtojmë që më 3 nëntor policia e Durrësit sekuestroi në kontejnerët e Bana King rreth 31kg kokainë të fshehur mes bananesh.
Por kjo nuk ishte hera e parë që gjendjen kokainë në kontejnerët e kësaj kompanie më 31 dhjetor të 2021 policia mes bananaeve u sekuestruan 119 kg drogë.