-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali godet FSHF-në! Numri dy arrestohet para ndeshjes me Italinë

Kryesoret

Paraditen e sotme SPAK ka arrestuar zv/ presidentin e FSHF-së, Arben Dervishaj në lidhje me dosjen e inceneratorëve. Ai është arrestuar nën akuzë për faturat fiktive që paraqiti me firmën e tij për punën në inceneratorin e Fierit. Prangat janë një goditje edhe për FSHF-në, pasi iu vendosën vetëm pak orë përpara ndeshjes miqësore me Italinë që do të luhet sonte në Tiranë.

Kush është Arben Dervishaj dhe roli te inceneratorët?

Arben Dervishaj është zv.president i Shoqatës së Ndërtuesve dhe numri dy i FSHF-së. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e tij ka konfirmuar se janë kryer punime me vlerë 4 mln euro në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.

Arben Dervishaj ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët. Sipas raportimeve të mëparshme paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma te ndryshme që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit.

Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k.

Mori 740 mijë euro për inceneratorët, e futën brenda! Kush është krahu i djathtë i Dukës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit