Pas tre përpjekjeve të dështuara për shkak të problemeve teknike, NASA ka nisur drejt hënës raketën “Artemis”.
Misioni historik Artemis i NASA-s u nis në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Asgjë nuk e pengon” një nisje në atë datë, tha zyrtari i NASA-s Jim Free në një konferencë për shtyp.
Nisja e raketës SLS (Space Launch System), më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga NASA.
Misioni pa pilot Artemis 1 është një provë dhe nuk ka për qëllim uljen e kapsulës Orion , e cila është projektuar për të transportuar astronautë. Misioni do të zgjasë rreth 25 ditë dhe kapsula do të kthehet në Tokë më 11 dhjetor.