Partia e Lirisë ka mbledhur sot kryesinë e saj, duke marrë disa vendime. Nën drejtimin e kryetarit, Ilir Meta kryesia ka vendosur të caktojë detyrat për disa nga emrat e njohur të kësaj force politike.
Në mbledhjen e sotme u vendos që zëvendëskryetari Agim Nesho do jetë Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme, Panariti do luajë rolin e Sekretarit për Bujqësinë dhe Ushqimin, ndërsa Silva Caka do jetë Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore.
Prof.Petraq Milo – Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave;
Prof.Edmond Panariti – Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin;
Agim Nesho – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme;
Erisa Xhixho – Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian;
Genc Gjokutaj – Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme;
Kejdi Mehmetaj – Kryetare e Komisionit për Arsimin;
Silva Caka – Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore;
Roni Telegrafi – Kryetar i Komisionit për Ambientin dhe Turizmin;
Aurela Agalliu – Kryetare e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Familjen;
Klodian Gradeci – Kryetar i Komisionit të Energjetikes.