-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin mesazhet që “gozhdojnë” Bllakon! Lëvizjet e fshehta me bosët e inceneratorëve

Kryesoret

Një ditë më parë SPAK lëshoi 11 urdhër arreste për aferën e inceneratorit të Fierit. Provat e reja rënduan pozitën edhe të ish-deputetit Alqi Bllako. Por çfarë u zbulua, kush ishin provat e reja që zbuloi prokuroria pak ditë pasi çoi në gjyq dosjen për inceneratorin e Elbasanit?

Në kompjuterin e sekuestruar të Alqi Bllakos janë zbuluar disa e-maile që dokumenton komunikimin dhe koordinimin që në nisje për inceneratorët. Gjithçka fillon me shpalljen e emergjencës mjedisore të bashkisë së Elbasanit.

Nga e-mail-et rezulton se nisma për shpalljen e emergjencës mjedisore nuk erdhi nga bashkia e Elbasanit, por ishte një lëvizje nga lart. Teksti shpalljes së emergjecës ishte hartuar në ministrinë e Mjedisit me ministër Lefter Kokën dhe sekretar Alqi Bllakon.

Më pas këtë tekst për shpalljen e emergjencës mjedisore në Elbasan, Bllako ia çoi Mirel Mërtirit, njeriu hije i inceneratorëve dhe ky i fundit Klodian Zotos. Por jo vetëm kaq. Në e-emaile janë gjetur edhe komunikime të tjera.

Kryesori është teksti i marrëveshjes, kontratës koncesionare fituese. Drafti i kontratës përpara se të miratohej i është dërguar Alqi Bllakos nga Etleva Kondi, përgjegjëse për koncesionet, ish-deputeti më pas ia ka çuar Mërtirit dhe ky i fundit Zotos.

Në tekst ka qenë edhe emri i kompanisë fituese, që do të thotë paracaktim i fituesit dhe cdo detaji tjetër, që e kanë vendosur vetë fituesit. Por mbi të gjitha, komunikimet rrëzojnë pretendimet e ish-deputetit se mes tij dhe Mërtirit e Zotos nuk kishte njohje. E-mailet vërtetojnë se gjithçka ka funksionuar e koordinuar nga lart poshtë.

E PLOTË/ Skema e Zotos! SPAK: Si i mbushën xhepat Bllako, Koka dhe Dervishaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit