Gjykata e Athinës ka vendosur sot një nga dënimet më të mëdha të regjistruara në Greqi, ndaj 50-vjeçarit Nikolaos Kontostathis.
I njohur ndryshe si “Doktori i rremë”, ai u dënua me 8 burgime të përjetshëm, 50 vite burg (20 me pezullim) dhe 327 mijë euro gjobë.
Dënim i vendosur ka të bëjë me shtatë vrasje të pacientëve dhe gjashtë vrasje në tentativë, si dhe një sërë krimesh të tjera të rënda për të cilat Kontostathis u shpall fajtor .
Mes viktimave ishin edhe 2 fëmijë.
Në total, 50-vjeçari u gjykua për 12 vrasje dhe 14 vrasje të mbetura në tentativë.
Gjykimi për këtë rast zgjati rreth një vit dhe dhjetëra viktima dëshmuan në sallën e gjyqit në lidhje me rastin.
Përveç Kontostathis të akuzuar kanë qenë edhe 16 persona të tjerë të cilët u shpallën të pafajshëm.
Mes të akuzuarve ishte edhe një ish-ministër, anëtarë të Bordit Drejtues të një klinike private dhe një murgeshë./Protothema