-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do fluturoni”! Braçe denoncon Kumbaron: Zyrtarët e “Turizmit” kërcënuan për parkun

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe, deputet i zonës është pozicionuar kundër vendimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që drejtohet nga Mirela Kumbaro që vendosi tarifën për hyrjen brenda parkut të Divjakës, 50 lekë për qytetarët dhe 150 lekë për makinat.

Deputeti është bashkuar me kauzën e banorëve që e kundërshtojnë. Braçe denoncoi se zyrtarët e ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit kanë kërcënuar punonjësit e bashkisë së Divjakës, që nëse nuk miratojnë lejen për vendosjen e kabinës, “do të flurutojnë nga puna”.

“Parkun s’e preku as gjermani”! Shkulet kabina! Policia shton forcat në Divjakë

Në gjykimin tim vendosja e pagesës në një aks që të jep akses pë të shkuar në plazh është e paligjshme. Do të marrë cdo lloj nisme për ta goditur këtë paligjshmëri.

Kjo arrogancë buron nga ministria e Mjedisit, jo vetëm në raport me njerëzit për të aksesuar plazhin, por edhe me zyrtarët e bashkisë Divjakë, që janë kërcënuar se do të “fluturojnë” nëse pengojnë vendosjen e kësaj kabine.

VIDEO-Protesta kundër traut me pagesë në Divjakë, PD përplaset me policinë

Para dy ditësh bashkia Divjakë e ka pezulluar, pasi duhej leje ndërtimi. Aj kabina atje është një kioskë që sipas kodit rrugor dhe ligjit nuk lejohet.

Zyrtarë të ministrisë së Mjedisit i kanë telefonuar dhe u kanë treguar faktin se do të fluturojnë nëse nuk lejojnë vendosjen e traut” denoncoi Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit