-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jetë luksoze, por me makina me qira/ Goditet grupi kriminal shqiptar në Spanjë!

Kryesoret

Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare që vepronte në rajonet e Granadës dhe Malagës në Spanjë. Grupi merrej me kultivimin dhe transportimin e sasive të mëdha të marihuanës drejt Europës veriore.

Në pranga kanë rënë pesë persona nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale.

Të arrestuarit janë një shtetas spanjoll 27-vjeçar pa precedentë policie, së bashku me katër burra të tjerë me origjinë shqiptare. Hetimi për grupin kriminal shqiptar nisi vitin e kaluar pas zbulimit të një plantacioni kanabis në qytetin e Granadës.

Shtetasit shqiptarë të kësaj organizate kriminale kishin vendosur vendbanimin e tyre në resorte luksoze në qytetin turistik të Mijas-Costa dhe po hetoheshin nga grupi i krimit të organizuar të Komisariatit të Policisë Fuengirola.

Sipas mediave ndërkombëtare, për të vështirësuar gjetjen e tyre nga punonjësit e policisë, këta persona kanë përdorur automjete të marra me qira me dokumentacion të falsifikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit