Luan Lalaj, 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës. Ai kishte kërcënuar me armë gjahu familjarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë në Lezhë. Ai u kishte vjedhur familjarëve sendet personale dhe ua kishte shitur, si dhe u ka dëmtuar automjetet.
“Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 40 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i prones”.
Ky shtetas, në banesën e tij, në fshatin Rrilë, ka kanosur me armë gjahu, familjarët e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre dhe iu ka dëmtuar automjetet që ata kishin në pronësi. Nga veprimet e deritanishme hetimore, ka rezultuar se shtetasi L. L. iu kishte vjedhur familjarëve të tij, sende personale dhe i kishte shitur,” ka njoftuar policia.