Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të saj Bashkim Dedjes për heqjen e sekuestros së pasurisë.
Dedja u mor për gjykim në maj të këtij viti për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
Bëhet fjalë një apartament në Golem dhe një garazh, të cilat Dedja nuk ka mundur ti justifikojë.
Bashkim Dedja ka një karrierë të gjatë juridike. Ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga viti 1993-1996 dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Prej vitit 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës.