-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuza për portin e Durrësit, Spiropali: Lehni, laro, kaba

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit gjatë fjalës për integrimin e vendosi theksin te porti i Durrësit dhe marrëveshja e re që po përgatit qeveria. Kryetari i PD-së e cilësoi vjedhje dhe pas, tha se qëndron Edi Rama me vëllanë Olsin.

Por çfarë po ndodh me portin e Durrësit? Edi Rama po merr bashkë me vëllezërit Karriç, që janë aksionerë kryesorë te kompania që ndërtoi ballin ujor të Beogradit. Ti nuk je fytyrë (i drejtohet grupit të PS), sepse gënjen dhe mbron hajdutët.

Tani vjen dhe ndërton me vëllezërit Rama, Olsin dhe Edin, 60% të aksioneve që ka Alabari. Ju jeni të gjithë për ekzil, por jo në Europë, por në mbretërinë e vjedhjes dhe krimit” tha ai.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj me vargjet e Fan Nolit. “Allalla, o rezil e katil, allalla, Stroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda, Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit