Seanca e Kuvendit është bllokuar nga grupi i Berishës. Shkak i debatit ishte koha në dispozicion që kishin grupi i Sali Berishës për integrimin, vetëm 2 minuta secili.
Sali Berisha me pjesën tjetër të deputetëve bllokuan foltoren. Ermonela Felaj ndërpreu seancën për 5 minuta. Por Sali Berisha dhe pjesa tjetër u futën LIVE nga Facebook-u.
Felaj i hoqi fjalën pasi bllokoi foltoren, Berisha futet LIVE nga Facebook-u
Drejtuesja e seancës u rikthye për të vijuar seancën, por Sali Berisha nuk hoqi dorë nga fjala në Facebook dhe bllokimi i foltores.
“Uluni se seanca nuk është normale kështu” tha Felaj. Por grupi i Berishës nuk hoqi dorë.