Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar për herë të parë tregtimin e mishit të shpendëve të zhvilluar me metoda laboratorike.
Mishi i pulës u krijua duke përdorur si lëndë të parë qelizat e kafshëve të gjalla.
Produkti është prodhuar nga kompania Upside Foods dhe ka investuar qindra miliona dollarë për të tregtuar për herë të parë produkte të mishit të zhvilluara në kushte laboratorike.
Ata u shprehën se produkti i tyre është i sigurt për njerëzit.
Megjithatë, përpara se mishi i rritur në laborator të mund të dalë në treg, ai duhet të miratohet edhe nga Shërbimi i Ushqimit dhe Shërbimi i Inspektimit i Departamentit të Bujqësisë në SHBA.
Pula e rritur në laborator iu shërbeu pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të klimës COP27 në Egjipt, sipas Reuters./Protothema