Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka postuar në instagramin e tij një foto të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim ku zbulon se po priste për darkë në Beograd kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.
Në postimin e bërë, Vuçiç e konsideroi Beogradin si qytetin e mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë.
“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.
Kryeministri, Edi Rama ndodhet aktualisht në Serbi, pas pjesëmarrjes në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Norvegji ku u ngrit ideja e një bashkëpunimi rajonal në fushën e energjisë.
FOTOJA E POSTUAR NGA VUÇIÇ NË INSTAGRAM: