-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj SHBA-së, Koreja e Veriut lëshon raketën balistike

Kryesoret

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër të enjten, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Korea e Veriut paralajmëroi për një përgjigje ushtarake “më të ashpër” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.

Kjo vjen pasi Uashingtoni ka kërkuar të forcojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë dhe të shtojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut në përgjigje të provokimeve në rritje nga Veriu i armatosur me armë bërthamore, i cili i sheh të gjitha këto lëvizje si dëshmi të agresionit të SHBA-së.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden diskutoi testet e fundit të raketave të Koresë së Veriut me homologun kinez Xi Jinping në fillim të kësaj jave dhe foli gjithashtu me liderët nga Tokio dhe Seuli, teksa frika rritet se Korea e Veriut së shpejti do të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor.

Lëvizjet e Uashingtonit për të organizuar stërvitje të përbashkëta me aleatët e sigurisë rajonale janë “akte marrëzie”, tha të enjten ministri i punëve të jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Sa më shumë që Uashingtoni të forcojë bashkëpunimin e sigurisë me Tokion dhe Seulin, “aq më i ashpër do të jetë kundërveprimi ushtarak i Koresë së Veriut”, tha Choe.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë se ushtria kishte “zbuluar rreth orës 10:48 të mëngjesit një raketë balistike me rreze të shkurtër të lëshuar nga zona Wonsan në provincën Kangwon”.

Raketa fluturoi afërsisht 240 kilometra në një lartësi prej 47 kilometra, tha ushtria.

“Koreja e Jugut dhe SHBA-ja riafirmuan qëndrimin e tyre të mbrojtjes së përbashkët përmes stërvitjes së përbashkët ,” tha ajo./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit