-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen stuhia me shtrëngata dhe përmbytje! Qytetet në rrezik (HARTA-LIVE)

Kryesoret

Gjatë fundit të ditës së sotme mbin vendin tonë do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në qendër të territorit.

IGJEUM, njofton se në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen  me shtrëngata në të gjitha qarqet.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 19 °C
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 15 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë dt.16) dhe nesër (e enjte dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit