-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armando Broja ‘i bën golin’ Milanit? Mbrojtësi i Interit nxjerr FOTON me bomberin kuqezi!

Kryesoret

Mbrojtësi i talentuar Italian, që mbron ngjyrat e Interit në Seria A, Alesandro Bastoni, ka publikuar një foto ‘të dyshimtë’ në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ përkrah bomberit të Kombëtares kuqezi, Armando Broja.

Fotoja në fjalë është shkëputur në një nga momentet e përballjes së të mërkurës mes Shqipërisë dhe Italisë në ‘Air Albania’, që përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 1-3.

Nuk dihet arsyeja dhe qëllimi i hedhjes së kësaj fotoje nga mbrojtësi zikaltër, nëse kemi të bëjmë thjesht me një foto rastësore, apo me një lobim nga ana e tij në drejtim të drejtuesve të Interit për ta afruar në klubin tjetër të Milanos.

Kujtojmë se Broja prej disa muajsh është nën radarët e Milanit dhe së fundmi zërat e merkatos janë shtuar ndjeshëm, megjithëse në ndeshjet e fundit, sulmuesi kuqezi ka gjetur më shumë minuta me bluzën e Chelseat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit