Pesë ditë pas ngjarjes është arrestuar personi që goditi gazetarin Adriatik Doçi pranë shtëpisë në Tiranë. Autori është Redon Skutera.
Ende nuk dihen arsyet që 30-vjeçari goditi gazetarin. Policia po e merr në pyetje dhe pritet dëshmia e tij për ngjarjen.